Telekomi i Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media pas zbrazjes së llogarive bankare nga Dardafon/Z-Mobile.
Në objektin e Telekomit nga ora 11:30 fillon kjo konferencë, njofton Insajderi.
“Pas gjendjes së krijuar për shkak të zbrazjes së llogarive nga Dardadon, Telekomi i Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për media në ora 11:30 në ndërtesën kryesore”, thuhet në komunikatë.
Gazeta Online Insajderi.com, kishte paralajmëruar më 30 shtator për rrezikun që i kanoset Telekomit.
Më 30 tetor, Telekomi njoftoi se llogaritë janë zbrazur disa ditë pasi iu morën nga kontrolli.
“Me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke përfshirë edhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. Pra përveç tjerash me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojmë urgjentisht nga qeveria që të reagoj dhe zgjidh këtë çështje”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com