Vdes në QKUK i mituri që u aksidentua para një jave

Vdes në QKUK i mituri që u aksidentua para një jave

Si pasojë e plagëve të marra në aksidentin që ndodhi para një jave, me 24 tetor, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një i mitur.

Aksidenti kishte ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës, njofton Insajderi.

Pas aksidentit ai ishte dërguar me urgjencë për trajtim në QKUK dhe pas një jave, policia në raportin e çdoditshëm njofton se rasti ka përfunduar me fatalitet.

Tash, me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës është dërguar për obduksion./Insajderi.com