Pas mbetjes pa paga, rebelohen punëtorët e Telekomit

Për shkak të borxhit dhe pamundësisë që të merren vesh, përmbaruesi në emër të kompanisë Dardafon/Z-Mobile ka bllokuar fillimisht xhirollogaritë e Telekomit e tash po i tërheq paratë. Punëtorët kanë mbetur pa i marrë pagat.

Pas mbetjes pa paga, rebelohen punëtorët e Telekomit

Bllokimi i llogarive nga Dardanfon/Z-Mobile dhe pamundësimi i marrjes së pagave ka rebeluar punëtorët e Telekomit të Kosovës.

Punëtorët e kësaj kompanie kanë pritur që dje t’i marrin pagat për muajin tetor, derisa kjo është pamundësuar dhe paratë kanë filluar të tërhiqen nga përmbaruesi për Dardafonin.

Kështu ka njoftuar në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për Relacion me Publikun në Telekom, njofton Insajderi.

“Ka brenda një rebelim të punëtorëve për shkak se dje kanë pritur që të marrin pagat. Ne kemi qenë duke bashkëpunuar me qeverinë dhe kemi bërë plane konkrete për rimëkëmbje të Telekomit. Goditja që ka ndodhur dje ka kthyer gjithçka në pikën zero”, ka deklaruar Abazi.

Ai thotë se tash po presin “përkrahje nga qeveria e të gjitha partitë politike”.

“Llogaritë kanë bllokuar të hënën dhe paratë kanë filluar të tërhiqen dje. Edhe pse është paralajmëruar që marrëveshja është finalizuar dhe ka pasur të ndodhë vetëm akti ceremonial i nënshkrimit të marrëveshjes”./Insajderi.com