Ragip Begaj me Covid-19

Ragip Begaj me Covid-19

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njofton Insajderi.

Ai përmes një komunikate për media, ka thënë se do të qëndrojë në vetizolim për dy javë.

“I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve. Për çdo rast, kërkoj nga të gjithë ata që kanë pasur kontakt me mua në javën e fundit, të kenë kujdes dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku”, ka thënë ai.

Begaj tutje ka shtuar se gjendjen e ka stabile, derisa ka bërë thirrje që të gjithë t’i respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore./Insajderi.com