Policia e Kosovës është deklaruar për rastin e arrestimit me dhunë të disa qytetarëve në Skenderaj të shtunën mbrëma, njofton Insajderi.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për Gazetën Online Insajderi ka thënë se deri më tani tre persona janë shoqëruar në polici.
Sipas raportit të policisë, njeri person është arrestuar pasi ka refuzuar të mbajë maskën dhe më pas kanë refuzuar që t’i bindet urdhrave të policisë për t’u legjitimuar.
Ndërsa dy persona tjerë duke tentuar që ta pengojnë policinë në kryerjen e detyrës, janë arrestuar edhe ata, përfundon raporti i policisë./Insajderi.com