Shqiptohen mbi tre mijë gjoba në bazë të ligjit anti-COVID

Shqiptohen mbi tre mijë gjoba në bazë të ligjit anti-COVID

Rreth katër mijë gjoba janë shqiptuar që nga data 29 deri më datë 31 tetor nga Policia e Kosovës bazuar në ligjin anti-COVID’19, njofton Insajderi.

Me gjithsej tre mijë e 828 tiketa, ka përfunduar aksioni ditor i tre ditëve të fundit, tiketa këto që u shqiptuan për qytetarët të cilët nuk zbatuan ligjin për COVID-19, të vendosur për parandalimin e përhapjes së virusit.

Gjatë ditës së djeshme nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë u bë e ditur se kanë ndryshuar masat anti-COVID, ku ndër të tjerash lokalet dhe qendrat tregtare do të mbyllen në ora 21:00 dhe pas kësaj ore do të funksionojë vetëm shërbimi  ‘Take Aëay’ apo merr me vete.

Rreziku i COVID-19 është shtuar, ku vetëm gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 514 raste të reja. /Insajderi.com