Dy persona janë arrestuar sot në Pejë, si të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe “Blerje, pranim ose fshehje e sendeve tё përfituara nё kryerjen e veprës penale’, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Informimit të Policisë në Pejë, që përmes një komunikate për media, thonë se më datë 11 tetor, është pranuar një informacione se në rrugën “Bill Klinton” në këtë komunë, ka ndodhur një vjedhje e rëndë.
Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore me datё 31.10.2020, ka arritur tё identifikoj dhe arrestoj tё dyshuarit: A.G. lindur me 1999 dhe V.M. lindur me 1987.
“Pas intervistimit tё dyshuarit tё dytё i njëjti ka pranuar se ka blerё motoçikletёn nga i dyshuari I parё, ndёrsa i dyshuari i parё pas intervistimit ka pranuar veprёn “vjedhje e rёndё’, poashtu gjatё intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe pesё (5) vepra tё tjera tё natyrёs sё njëjtё”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Motoçikleta e vjedhur pas konfiskimit iu ёshtё kthyer pronarit legjitim. Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari i parё pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё, ndёrsa I dyshuari i dytё lirohet nё procedurё tё rregullt”, bën të ditur tutje policia. /Insajderi.com