Kufizimi orarit: Tahiri, Javën tjetër takohemi me gastronomet

Kufizimi orarit: Tahiri, Javën tjetër takohemi me gastronomet

Zëvendës-kryeministri, Besnik Tahiri, ka thënë se javën e ardhshme do të takohet me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomisë.

Qeveria e Kosovës të shtunën mori vendime për kufizime të reja për shkak të rritjes së infeksioneve me COVID-19.

Lokalet do të jenë të hapura deri në ora 21:00, por për limitin e shkurtuar kohor të funksionimit ka ankesa nga gastronomet të cilët vazhdimisht kanë thënë se janë në rrezik që falimentojnë.

Por, Besnik Tahiri, në një prononcim për KosovaPress, tha se do të shikojnë një rrugë sesi të operojë sektori privat e njëkohësisht të respektohen masat anti-COVID.

“Duhet që masat, disiplinën ta shtrëngojmë në masën më të madhe të mundshme, po gjithsesi duke e pasur parasysh sektorin privat… e dimë saktësisht se cila është kërkesa. Besoj që në fillim të javës do të bashkëbisedojmë me shoqatën e gastronomisë… në mënyrë që të shohim se çka do të mund të bëjmë për ta. Mirëpo, në mes të shëndetit publik, në mes të jetës dhe punës, ne duhet ta gjejmë një mes që e lehtëson dhe e mundëson edhe funksionalitetin e sektorit privat dhe jetës në përgjithësi, por duhet të jemi të kujdesshëm”, tha ai. /Insajderi.com