10 të vdekur dhe 865 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

10 të vdekur dhe 865 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

10 të vdekur dhe 865 raste të reja me Coronavirus është bilanci i fundit i shënuar në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë, ku raportohet se rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej dy mijë e 449 teste të kryera.

Ndërkaq, në po të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe 359 persona të infektuar deri më sot.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni gjithsej me COVID-19 janë diagnostikuar 32 mijë e 436 persona, prej të cilëve 21 mijë e 90 janë shëruar, ndërsa një mijë e katër kanë humbur betejën me Coronavirusin e ri. Për momentin vendi regjistron 10 mijë e 342 raste aktive me Covid-19. /Insajderi.com