Thyhen dy autobusë të Trafikut Urban, kjo linjë nuk do të shkojë deri në stacionin e fundit

Thyhen dy autobusë të Trafikut Urban, kjo linjë nuk do të shkojë deri në stacionin e fundit

Trafiku Urban ka njoftuar se sot rreth orës 14:15 një autobus i linjës 4, është thyer nga disa fëmijë të lagjes “Mati 1”, njofton Insajderi.

Në njoftimin e TU-së bëhet e ditur se për shkak të sigurisë së stafit dhe të udhëtarëve kjo linjë nuk mund të shkojë deri në stacionin e fundit nga rruga e vjetër.

Ndryshe edhe mbrëmë edhe një autobus e linjës 1 e po kësaj kompanie është thyer.

Njoftim i plotë:

Njoftim per udhëtarët e Linjes Nr.4

Sot, rreth ores 14:15 nga femijë të papergjegjshem te Lagjes Mati, eshte thyer xhami i një autobusi, andaj per siguri te stafit, te udhëtarëve dhe mbrojtje te autobusëve, ju njoftojme se nuk mund të qarkullojme deri në piken e fundit te Linjes 4 por vetem deri në Kodren e Diellit (Banesat e Bardha).

Faleminderit per mirëkuptim! /Insajderi.com