Hoti: Masat e reja anti-Covid do të vlerësohen brenda dy javësh

Hoti: Masat e reja anti-Covid do të vlerësohen brenda dy javësh

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth masave të reja që qeveria i ka marrë sot për menaxhimin e situatës me Covid-19, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se “për shkak të trendit në rritje të infeksioneve me Covid-19, qeveria ka mbajtur mbledhje dhe ka vendosur për masa të reja që mundësojnë parandalimin e përhapjes së virusit”.

Më pas ai ka thënë se “vendimi që është marrë në lidhje më këtë masa do të vlerësohet për dy javë, për të parë më pas se çfarë efekte do të prodhojë në praktikë”./Insajderi.com