Vazhdojnë ndëshkimet për ata që nuk po respektojnë masat anti-COVID

Vazhdojnë ndëshkimet për ata që nuk po respektojnë masat anti-COVID

Nuk respektuan masat anti-COVID, por u ndëshkuan 966 qytetarë nga Policia e Kosovës.

Ndërsa për shkelësit e rregullave të trafikut u shqiptuan 758 gjoba, njofton Insajderi.

Nëpër rrugët e Kosovës gjatë së dielës ndodhën 16 aksidente me të lënduar e 20 me dëme materiale.

Ndërsa nëntë persona u arrestuan e katër u dërguan në mbajtje. /Insajderi.com