292 persona në pritje të rezultateve të COVID-19 vetëm në Gjilan

292 persona në pritje të rezultateve të COVID-19 vetëm në Gjilan

292 njerëz janë duke pritur rezultatet për Coronavirus vetëm në komunën e Gjilanit, njofton Insajderi.

Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, derisa ka njoftuar për pritjen e këtyre rezultateve pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta rrisin kujdesin.

Nga komuna e Gjilanit kanë treguar edhe gjendjen e përgjithshme në këtë komunë, ku thuhet se janë një mijë e 388 të infektuar me COVID-19, 48 të vdekur dhe se aktive janë 202 raste.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përpalljes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 1388 të infektuar në total, 1136 të shëruar, 48 të vdekur, 202 raste aktive dhe 292 mostra në pritje. /Insajderi.com