Haradinaj: Diaspora ka të drejtë të ketë prona në Kosovës me emrin e tyre

Haradinaj: Diaspora ka të drejtë të ketë prona në Kosovës me emrin e tyre

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka kërkuar që të votohet Projektligji për të drejtat pronësore për shtetasit e huaj.

Haradinaj aludoi në atë që diaspora shqiptare ka të drejtë pronësie në Kosovë.

Ai tha se projektligji specifikon Bashkimin Evropian, njofton Insajderi.

“Ligji e përcakton saktë me paragrafin 65 ku shkruan decidivisht se këtu bëhet fjalë për shtetasit e Bashkimit Evropian, pra eksplicit shkruan se u japim të drejta të barabarta të gjithë personave juridik që kanë të drejt të kenë pronë në Republikën e Kosovës”, tha Haradinaj.

Haradinaj në seancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës, tha se marrëveshja e MSA iu mundëson që të merren me këtë ligj.

“Sot e kemi 5 vjetorin e MSA-së të cilin e kemi marrë për obligim që ta trajtojmë këtë ligj. Sa i përket mazhorancës, ne kemi pasur raste kur i kemi kaluar ligjet shumë me rëndësi, dhe dua të them se ky Ligj do të kaloj, por është shumë me rëndësi ta themi se më mirë është të kaloj sot, të kalojë më pastaj në procedurë të bëhet ndryshimi dhe plotësimi nëse ka vërejtje dhe sugjerime në mënyrë që ti japim të drejtë diasporës sonë të posedojë pronat në  emrin e tyre ashtu sikur të gjithë të tjerët”, tha Haradinaj. /Insajderi.com