Deputeti i VV-së akuzon PDK-në e LDK-në për gjendjen në Veriu e Kosovës

Deputeti i VV-së akuzon PDK-në e LDK-në për gjendjen në Veriu e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka hedhur kritika të ashpëra për Qeverinë Hoti dhe Partinë Demokratike, siç ka thënë ai për gjendjen në Veriun e Mitrovicës.

Ai tha se në atë pjesë është bërë spastrim i shqiptarëve nga Serbia, njofton Insajderi.

“Serbia me politikën e vet këto 20 vjet ka arritur që ta ndryshojë realitetin në veriun e Mitrovicës, duke bërë spastrim, duke i ndjekur dhe vrarë shqiptarët në veri, duke i spastruar lagjet e tëra me shqiptarë”, ka thënë ndër tjerash Bajqinovci.

Bajqinovci në Kuvendin e Kosovës tha se Mitrovica e Veriut është dominuar nga shqiptarët.

“Ata theksuan se para luftës kanë funksionuar dy shkollat fillore të përbashkëta në Veri të Mitrovicës – njëra quhej Branko Radicevic dhe tjetra Aziz Sulejmani. Më tej ata theksuan, se vitet 80-ta shkollën fillore Branko Radicevic kanë qenë tri paralele në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën serbe. Ndërsa në shkollën fillore Aziz Sulejman kanë qenë 4 paralele në gjuhën shqipe dhe 1 në gjuhën serbe. Po ashtu shumica e lagjeve, dhe ndërtesave ishin me popullatë shqiptare ose të përzier me shqiptarë, serbë dhe boshnjakë. Kjo tregon një fakt të pamohueshëm që popullata shumicë në Mitrovicës së Veriut ishin shqiptare”, tha ai. /Insajderi.com