Deputeti i LDK-së tallet me Skender Hysenin pas vjedhjes së çantës të delegacionit kosovar

Deputeti i LDK-së tallet me Skender Hysenin pas vjedhjes së çantës të delegacionit kosovar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Abdyli, ka ironizuar lidhur me vjedhjen e dokumenteve konfidenciale të delegacionit kosovar teksa po zhvillonin takime në Bruksel, njofton Insajderi.

Abdyli ka thënë se shpreson që koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, të dijë të ruaj më mirë interesin e Kosovës se sa çantën e tij.

“Shpresoj që Skenderi do e ruaj interesin e Kosovës më mirë se çantën e tij. Por sbesoj që Serbia ka me zbulu ndonjë dokument të ndieshëm në atë çantë , se ska pas letra me strategji ,as ndonjë taktikë të re që me detyru Serbinë me na njoh, përveq strategjisë deritashme Tu Pa Tu ba…”, ka shkruar Avdyli.

Sot është raportuar se çanta e delegacionit kosovar është vjedhur në Bruksel, ndërsa e njëjta i është kthyer palës kosovare pak ditë pas vjedhjes.

Pjesë e këtij delegacioni ishin koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, eksperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa dhe ish-ambasadori në Belgjikë, Bernard Nikaj. /Insajderi.com