Çanta e vjedhur në Bruksel: Mustafa thotë se ishte e tij

Çanta e vjedhur në Bruksel: Mustafa thotë se ishte e tij

Muhamet Mustafa, anëtar i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, ka thënë se çanta e raportuar si e vjedhur në Bruksel nuk ka pasur dokumente konfidenciale.

Sipas raportimeve jozyrtare, delegacionit të Kosovës i është vjedhur një çantë me dokumente të ndjeshme.

Pas kësaj ka reaguar vet Mustafa i cili tha se çanta është e tij dhe i kanë humbur “gjëra personale”.

“Pra është një rast i një humbjeje  personale dhe nuk ka asgjë te beje me delegacionin”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë: