Gjakovë: Me thikë e shufër hekuri në duar sulmon qytetarët e policët (VIDEO)

Gjakovë: Me thikë e shufër hekuri në duar sulmon qytetarët e policët (VIDEO)

Me thikë në njërën dorë dhe shufër hekuri në tjetrën, një person në Gjakovë ka sulmuar këdo i ka dalur para, përfshirë edhe policët, të cilët u thirrën në vend të ngjarjes nga qytetarët, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i policisë, Nusret Gjurkaj, ka thënë për media se për agresorin u njoftuan nga qytetarët, përmes linjës emergjente.

“Nga disa qytetarë nga linja emergjente 192 Stacioni policor -Gjakovë është informuar se në rrugën “UÇK” gjendet nje person i cili posedon mjete të rrezikshme në dorë si thikë dhe shufër hekuri”, ka thënë Gjurkaj.

“Me të arritur në atë lokacion policia ka takuar personin e dyshuar i cili kishte qenë në mes të rrugës, duke sharë, fyer dhe kërcënuar kalimtaret e rastit, patrulla policore edhe përkundër urdhrave verbal drejtuar të dyshuarit për të hedhur mjetet e rrezikshme nga dora, ai vazhdonte të bëhej edhe me agresiv, me ç’rast sulmon policët me shufër dhe thikë”.

Policia kishte arritur ta qetësonte duke “përdorur sprej”, dhe më pas “i dyshuari është arrestuar”.

“I njëjti kishte probleme mentale”, thuhet nga policia.

“Të dyshuarit i është dhënë tretmani mjekësor dhe është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë për tretman të mëtejme”.

Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Insajderi.com