Janë publikuar pamje të rënda të momenteve të sulmit terrorist në Vjenë. Në një nga videot shihet një terrorist tek vret një person në afërsi dhe vazhdon më pas me të shtëna të tjera. Derisa në një video tjetër janë pamjet kur plagoset një polic nga terroristët.
Së paku një person është konfirmuar se ka vdekur, por besohet se ka edhe të tjerë, derisa janë konfirmuar dhjetëra të plagosur në një sulm terrorist në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, njofton Insajderi.
Në videot e siguruara nga kamera të shtëpive private dhe të personave që kanë xhiruar me telefonat e tyre, shihen disa nga sulmuesit tek shtien me armë në drejtim të njerëzve dhe të policëve, nëpër rrugët e Vjenës. Video apo pamje të tjera zyrtare të sulmit ende nuk ka.
Policia ka njoftuar se sulmi është bërë në gjashtë lokacione të ndryshme, derisa tashmë një nga sulmuesit është vrarë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, ka konfirmuar se bëhet fjalë “për një sulm terrorist”.
“Për momentin mund ta konfirmoj se besojmë se ky shic shihet është një sulm terrorist”, tha Nehammer për televizionin shtetëror austriak ORF./Insajderi.com