Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka shkruar kancelarit austriak, Sebastian Kurz, për sulmin terrorist të së hënës në Austri.
“Zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë”, thuhet ndër tjerash në letrën e Ramës.
Po ashtu, ai tha se “Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”.
“Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm”, ka shtuar kryeministri Rama.
“Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë”, ka përfunduar Rama. /Insajderi.com