Sindikata paditë drejtorin gjeneral dhe Bordin e RTK-së

Sindikata paditë drejtorin gjeneral dhe Bordin e RTK-së

Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës, ka paditur drejtorin gjeneral dhe Bordin e RTK-së, njofton Insajderi.

Me anë të një njoftimi për media, kjo sindikatë ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar në Inspektoriatin e Punës, padinë me shkeljen e Kontratës Kolektive nga drejtori gjeneral dhe Bordi i RTK-së.

Kjo shkelje ka të me kohën e procedimit të konkursit për pozitat e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të njësive në RTK.

“Sindikata e Pavarur e RTK-së ka dorëzuar sot në Inspektoriatin e Punës padinë lidhur me shkeljen e Kontratës Kolektive nga  drejtori gjeneral dhe Bordi i RK-së, gjatë procedimit të konkursit për pozitat e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve të njësive në RTK”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Insajderi.com