Blerta Deliu infektohet me COVID-19: “Tashmë jam vetëizoluar”

Deliu: “Lutem që kjo valë e infeksionit me virusin të kalojë sa më shpejtë dhe ju lus që të vazhdoni të mbani maskat, të kujdeseni për higjienën dhe ta ruani distancën”.

Blerta Deliu infektohet me COVID-19: “Tashmë jam vetëizoluar”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka njoftuar përmes llogarisë së saj në Facebook, se është infektuar me COVID-19, njofton Insajderi.

“Pas shfaqjes së disa simptomave kemi konsultuar mjekët dhe i jemi nënshtruar testit për Covid-19, me ç’rast unë dhe bashkëshorti kemi rezultuar pozitiv”, shkruan ajo në Facebook.

Deliu shkruan se “sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do t’i nënshtrohemi këshillave mjekësore, deri sa ta kalojmë këtë gjendje”.

Ajo ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat kundër Coronavirusit.

“Lutem që kjo valë e infeksionit me virusin të kalojë sa më shpejtë dhe ju lus që të vazhdoni të mbani maskat, të kujdeseni për higjienën dhe ta ruani distancën”.