Rekord rastesh të reja dhe pesë viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Rekord rastesh të reja dhe pesë viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Pesë viktima janë shënuar brenda 24 orëve të fundit nga Coronavirusi në Shqipëri, njofton Insajderi.

Përveç këtyre viktimave, në po të njëjtën periudhë kohore është regjistruar rekordi i ri i rasteve pozitive me COVID-19 në këtë vend.

381 raste të reja dhe 106 të shëruar është bilanci i fundit sa i përket virusit në Shqipëri.

Me 106 qytetarë të kuruar, numri i të shëruarve ka arritur në 11,473 që nga fillimi i epidemisë. /Insajderi.com