Borrell telefonatë Ramës: Të kryhet procesi i reformave

Borrell telefonatë Ramës: Të kryhet procesi i reformave

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përshëndeti angazhimin e kryeministrit Edi Rama për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e pranimit në BE, njofton Insajderi.

Po ashtu dhe për përparimin vendimtar në përmbushjen e kushteve të vendosura nga konkluzionet e Këshillit të marsit 2020, të cilat vendi është afër për të përmbushur, në funksion të konferencës së parë ndërqeveritare.

Me Shqipërinë më afër se kurrë në fillimin e negociatave të pranimit në BE, Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të identifikuara nga Këshilli. Kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm në sjelljen e vendit në hapin tjetër.

Në lidhje me politikën e jashtme, Borrell vlerësoi harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me pozicionet e politikës së jashtme të BE./Insajderi.com