Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka dhënë pikëpamjet saj në lidhje me atë se cili do të jetë ndryshimi midis politikës së Donald Trump dhe Joe Biden në raport me Kosovën, njofton Insajderi.
Në emisionin ‘Rubikon’ në Klan Kosova, ajo deklaroi se deklaratat e fundit të presidentit të tanishëm të SHBA-së në lidhje me ‘përfundimin e luftës 400 vjeçare Kosovë-Serbi’, është një pasqyrim i politikës së tij ndaj nesh.
“Deklarata e tij se ‘ata 400 vjet kanë luftuar e unë për 20 minuta i pajtova, e u puthshin e u përqafshin mes veti Vuçiqi edhe Hoti’, në veti e tregon atë që ne asnjëherë nuk e kemi dëgjuar”.
Tutje Kusari – Lila ka thënë se takimi i palës shqiptare dhe asaj serbe në Uashington, ka qenë vetëm fushatë e Trumpit.
“Takimi atje ka ndodhur për fushatë, ajo ka qenë evidente, për arsye se edhe marrëveshja ose zotimet që i kanë bërë në Uashington nuk kanë pasur ndonjë përmbajtje e cila mundet me qenë obligative. Këto janë bindjet e mia sa i përket qasjes së Trump”.
“Nëse është prezantimi përmes ambasadorit Grenell, krejt çka mund të kërkojmë ne në raport me politiken e SHBA-së në Kosovë në formën dhe formatin se si është prezantuar.. p.sh. në arritjen e marrëveshjeve të cilat prezantohen më tepër përmes simbolikave se sa përmbajtjes. P.sh. çështja e Ujmanit, përderisa tek ne shkakton një çrregullim goxha të madh në raport me ndarjen e resurseve energjetike, mes fizibiliteti, etj”./Insajderi.com