Gjykata Speciale ka njoftuar se është duke kryer operacione, njofton Insajderi.
Përmes një komunikate ata kanë treguar për aksionin, por pa dhënë shumë detaje.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.
Basitsje momentalisht janë duke u kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.
Forcat e shumta policore nga njësia e EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë. /Insajderi.com