Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se EULEX po vazhdon spektaklin, njofton Insajderi.
EULEX përmes një operacioni ka bastisur shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, i cili gjatë luftës ishte zëdhënës i UÇK-së.
“Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj. Ajo kryen bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, e dëshmi i merr edhe librat e botuar”.
“Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka shkruar Klinaku.
Kujtojmë se më 25 shtator me urdhërarrest të Dhomave të Specializuara janë arrestuar dy krerët e OVL-së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. /Insajderi.com