Konfirmohet aktakuza e Jakup Krasniqit

Konfirmohet aktakuza e Jakup Krasniqit

Valon Hasani, avokati i ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, ka thënë se është konfirmuar aktakuzat ndaj ish-kryeparlamentarit.

Ai për Kosovapress, tha se pritet edhe transferimi i Krasniqit për në Hagë.

“Krejt çfarë mund të konfirmojë është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”tha ai.

Njësitet e EULEX-it të mërkurën në mëngjesë kanë bastisur shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Familjarët e tij kanë thënë se nuk janë lejuar që të afrohen tek ai. /Insajderi.com