Me urdhëra të Speciales, EULEX vazhdon operacionet (VIDEO)

Me urdhëra të Speciales, EULEX vazhdon operacionet (VIDEO)

Mëngjesin e së mërkurën njësitet policore të EULEX-it me urdhër të Dhomave të Specializuara, ia mësyn shtëpisë së ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit.

Pas disa orëve bastisje në shtëpinë e Krasniqit në Prishtinë, vazhdoi zgjerimi i aksionit të EULEX-it, tashmë tek shtëpia e tij në Negrovc të Drenasit, njofton Insajderi.

Dardan Krasniqi, nip i Jakup Krasniqit, ka thënë se “nuk i është lejuar atij dhe familjarëve tjerë që të afrohen afër shtëpisë” e cila ishte fokus i misionit ndërkombëtar.

Ndërsa, avokati Valon Hasani, konfirmoi aktakuzën ndaj klientit të tij dhe transferimit në Hagë, e cila pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.

“Krejt çfarë mund të konfirmojë është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, tha ai.

Ky aksion i EULEX-it ishte “spektakël”, për Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Është raportuar edhe bastisja në shtëpinë e shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvedosje, Rexhep Selimit e Azem Sylës. Por, Klinaku, tha se pretendimet nuk janë të konfirmuara.

Kujtojmë se Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së gjatë luftës. Ai njihet si njëri ndër themeluesit e kësaj force ushtarake.

Gjatë kohës sa u votua Gjykata Speciale, partia në të cilën ai shërben si Drejtues i Këshillit Kombëtar të NISMA-s Socialdemokrate, nuk e kishte votuar Specialen. Ishin parti opozitare bashkë me VV-në e Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Gjykata Speciale në fund të vitit 2018 kishte ngritur aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Ndërsa, arrestimet e para u realizuan më 24 e 25 shtator.

Po ashtu propozim-aktakuzat për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin ende nuk janë konfirmuar.

Të gjithë keto zhvillime duket se janë pak me “ato çfarë pritet të ndodhë”. Kështu paralajmëroi sot, avokati i OVL-së së UÇK-së, Tomë, Gashi. /Insajderi.com