Memli Krasniqi shërohet nga Coronavirusi

Memli Krasniqi shërohet nga Coronavirusi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shëruar nga virusi COVID-19.

Krasniqi kishte rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 javë më parë. Nga Partia Demokratike e Kosovës janë identifikuar disa deputetë me këtë infeksion.

Ai e ka kumtuar lajmin se është shëruar përmes një postimi në Facebook.

“Me kënaqësi ju njoftoj se pas ritestimit që kam bërë dje, sot jam njoftuar nga IKSHP se kam rezultuar negativ në Covid-19. Pas 15 ditësh trajtimi dhe ballafaqimi me virusin, e përfundova vet-izolimin dhe tashmë jam i lirë që të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia normalisht”, tha Krasniqi.

Ai i ka falënderuar punëtorët shëndetësor që janë në linjë të luftës me Coronavirusin.

“I falënderoj për kujdesin të gjithë ata me të cilët kam komunikuar në mënyra të ndryshme gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, ju uroj shërim të shpejtë e sa më të lehtë të gjithë atyre që janë të prekur nga Covid-19. Falënderime të veçanta për punëtorët shëndetësorë që janë në linjë të parë të luftës me Coronavirusin. Ju ftoj të gjithëve që të jeni maksimalisht të kujdesshëm dhe të mbani maskat, distancën sociale dhe higjienën personale”, tha Krasniqi. /Insajderi.com