Walker: Çka ka ndodhur në Francë me Haradinajn është turp

Walker: Çka ka ndodhur në Francë me Haradinajn është turp

 

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, në Kosovë, William Walker gjatë fjalimit të tij, në protestën e organizuar në mbështetje të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në Prishtinë, tha se sjellja e drejtësisë franceze me Haradinajn është e turpshme.

Ai ka deklaruar se e mbështet fort Haradinajn në sfidën e tij të radhës, si mik i tij dhe si mik i Kosovës.

“Ramush Haradinaj është mik i mirë i imi. Jam këtu sot për të treguar solidaritetin me të dhe me të gjithë ju, nga tërë Kosova. Unë gjithmonë kam menduar se sistemi i drejtësisë në Francë është më i miri në botë. Por kjo që ka ndodhur me heroin e Kosovës atje është e turpshme”.