Krasniqi porositë Francën që të mos merret me politikën e Beogradit

Krasniqi porositë Francën që të mos merret me politikën e Beogradit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Kransiqi, ka porositur shtetin francez që të mos merret me politikat e kurdisura të Serbisë.

“Këtu jemi mbledhur për ta mbrojtur Ramushin nga gënjeshtrat e kurdisura nga Beogradi, jo vetëm për Ramushin por edhe për Kosovën. Prandaj sot kërkojmë nga drejtësia e Francës që mos të mbështetet në akuzat e rrejshme që ka kurdisur politika në Beograd, jo vetëm sot, ndaj Kosovës në përgjithësi dhe të Ramushit në veçanti”, ka thënë Krasniqi.

Kurse kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke ju drejtuar protestuesve që janë mbedhur në përkrahje të Haradinajt ka thënë se mbajtjen e tij në Francë është jo të rastësishme. Sipas tij, ajo lidhet me demarkacionin.

“Kur e takuam Ramushin para disa ditësh në Francë, diskutuam se a është e rastësishme se ai po mbahet në Francë e javën tjetër po synojnë të sjellin në Kuvend demarkacionin. Të gjithë jemi të bindur se kjo nuk është e rastësishme”, ka thënë Ahmeti

“Por edhe Ramushi edhe ne e kemi një porosi: Demarkacioni nuk kalon”, tha Ahmeti.