Haradinaj pas arrestimit të Selimit: Nuk ka gjyq që mund ta vë në dyshim përpjekjen tonë për liri

Haradinaj pas arrestimit të Selimit: Nuk ka gjyq që mund ta vë në dyshim përpjekjen tonë për liri

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se edhe Rexhep Selimi është akuzuar nga Gjykata Speciale në Hagë, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebok, ka shkruar se “nuk ka gjyq që mund ta vë në dyshim përpjekjen tonë për liri”.

Më pas Haradinaj ka thënë se Selimi do të dal i pafajshëm sikurse dhe të tjerët që pas shumë viteve po detyrohen ta mbrojnë prapë atë epokë të historisë.

“Me çlirimtarët përgjithmonë e me besim në drejtësi”, ka përfunduar komenti i Haradinajt./Insajderi.com