22 të vdekur dhe 1.192 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

22 të vdekur dhe 1.192 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 3 211 teste të dyshuara për Coronavirus dhe prej tyre 1192 kanë rezultuar pozitivë.

Kryeson Shkupi me 571 raste, e ndjekur nga Tetova me 87 raste dhe Kumanova me 63. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 22 viktima, ndërsa janë shëruar 359 persona.

Rastet aktive me Coronavirus në vend janë 12 002, ndërsa numri i viktimave ka arritur shifrën 1 071./Insajderi.com