Mesazhi i Haradinajt për protestuesit

Mesazhi i Haradinajt për protestuesit

Ish- kryeministri i Kosovës, , Ramush Haradinaj, i cili tashmë po qëndron në Francë, ju u ka drejtuar protestuesve në Prishtinë me një videomesazh.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë protestuesit dhe qytetarët e Kosovës, për mbështetjen që po bëjnë.

“Të dashur shqiptar, bashkatdhetar, veçanërisht protestues në Prishtinë, ju jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e juaj”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se vetëm duke luftuar të bashkuar mund të arrijmë të drejtën tonë që e kemi nisur tash e sa kohë

“Shkojë kohë e gjatë duke luftuar për të drejtën tonë për të qenë e lirë, edhe sot po e vazhdojmë të njëjtën rrugë”, ka thënë Haradinaj.

Kjo protestë ishte organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa mbështetje kanë marrë edhe nga partitë tjera, por edhe nga shumë qytetar që sot ishin në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Protesta ka përfunduar rreth orës 14:00, ndërsa protestuesit janë shpërndarë të qetë.

Haradinaj është arrestuar me 4 janar të këtij viti në Francë me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia. Seanca e ardhshme për Haradinajn do të mbahet me 6 prill./Insajderi.com