LAJMI FUNDIT: Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza

LAJMI FUNDIT: Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza

Është konfirmuar aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

PDK ka lëshuar një komunikatë në të cilën citohet Veseli duke thënë se “Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Përmes kësaj deklarate, dua ti informoj qytetaret e Kosovës se kam berë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë̈ që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe”.

“Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë̈ se Dhomat e Specilizuara janë̈ një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit. Por unë̈ nuk e shoh në këtë mënyrë. Unë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashtethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë̈ që tu jepej fund njëherë̈ e mirë. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrahur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces”, vazhdon komunikata.

Muaj më parë Gjykata Speciale kishte publikuar një propozim-aktakuzë ndaj liderit të PDK-së, Kadri Veselit e presidentit aktual, Hashim Thaçit.

Pas gjashtë muajve kishte kaluar afati i skajshëm kur Specialja është dashur që ta konfirmojë apo mohojë propozim-aktakuzën.

Konfirmimi ndodhi më 4 nëntor dhe Veseli pritet të udhëtojë për në Hagë. /Insajderi.com