Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka quajtur të papranueshëm konfirmimin e aktakuzës për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.
Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, i tha Gazetën Online Insajderi.com se kjo gjykatë nuk ka mandat që nga 3 gushti.
“Është e papranueshme sesi ish-pjesëtarët e UÇK-së përfshirë Veselin po akuzohen. Kjo gjykatë s’ka mandat që nga 3 gushti”, tha ai.
Po ashtu, Klinaku theksoi se “çdo person që ka qenë pjesë e UÇK-së mund të akuzohet nga kjo gjykatë politike”.
Veselit gjashtë muaj më paë i ishte publikuar një propozim-aktakuze e cila kaloi afatin e skajshëm që të konfirmohet apo hidhet poshtë.
Por, disa ditë pas afatit ajo u konfirmia.
Kujtojmë që të mërkurën është arrestuar ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, pas një bastisjeje nëntë orëshe nga misioni i EULEX-it. /Insajderi.com