Thaçi, Veseli e Selimi nisen për Hagë

Thaçi, Veseli e Selimi nisen për Hagë

Me aeroplan ushtarak janë nisur për në Hagë tre të akuzuarit e Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Më 4 nëntor Gjykata Speciale ngriti aktakuzë për Selimin e sot janë bërë publike edhe aktakuzat për Hashim Thaçin i cili dha dorëheqje nga posti i presidentit dhe Kadri Veselin i cili u tërhoq nga gjithë aktiviteti politik.

Thaçi e Veseli u dorëzuan vullnetarisht tek selia e EULEX-it në Kosovë. /Insajderi.com