Shtatë të vdekur dhe rekord rastesh me Coronavirus në Shqipëri

Shtatë të vdekur dhe rekord rastesh me Coronavirus në Shqipëri

 

Shattë persona kanë vdekur dhe 421 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, nga ku njoftohet se rastet e reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej një mijë e 744 testime.

Përveç këtyre rasteve, janë regjistruar edhe 118 të shëruar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me Coronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 22 mijë e 721 raste, prej tyre 11 mijë e 696 janë shëruar, 10 mijë e 482 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 543 persona. /Insajderi.com