Publikohet aktakuza e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit – akuzohen për vrasje, përfshirë anëtarë të LDK-së (DOKUMENT)

Publikohet aktakuza e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit – akuzohen për vrasje, përfshirë anëtarë të LDK-së (DOKUMENT)

22:20 – Aktakuza e publikuar ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, përfshinë “vrasje, trajtim mizor, zhdukje me forcë të personave në periudhën mars 1998 deri në shtator të vitit 1999”, madje të njëjtit akuzohen për vrasje në Shqipëri dhe kundërshtarë ku përfshiheshin personat që ishin: bashkëpunues ose shoqërues me forca, ata që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së, personat e lidhur me LDK-në dhe personat serbë, romë dhe të etnive të tjera, transmeton Insajderi.

Po ashtu thuhet se në qëllimin e tyre të përbashkët përfshihen krimet e persekutimit, burgimit të paligjshëm ose arrestim dhe ndalim arbitrar, veprime të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, tortura, vrasje, dhe zhdukjen e detyruar të personave.

“Në aktakuzën e konfirmuar thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes. Krimet që paraqiten në aktakuzë u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së. Në aktakuzën e konfirmuar pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”, thuhet në aktakuzë.

Në fund të aktakuzës 66-faqëshe, Specialja ka thënë se të katër zyrtarët e UÇK-së akuzohen për veprat: Persekutim, burgosje, arrestime apo mbajtje ilegale a arbitrare, vepra tjera johumane, trajtim mizor, torturë (krim kundër njerëzimit), torturë (krim lufte), vrasje, zhdukje të detyrueshme. /Insajderi.com


21:50 – Është bërë publike aktakuza ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, nga Zyra e Dhomave të Specializuara në Hagë, njofton Insajderi.

Siç thuhet në njoftimin e ZDHS-së, në pajtim me rregullën 88(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, aktakuza e konfirmuar është bërë publike sot.

Në aktakuzën e konfirmuar thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

“Krimet që paraqiten në aktakuzë u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së”, thuhet aty.

Në aktakuzën e konfirmuar tutje pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së. /Insajderi.com