Në aktakuzën e konfirmuar nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në këtë aktakuzë janë publikuar edhe emra të zyrtarëve të tjerë të UÇK-së, njofton Insajderi.com
Fatmir Limaj, Azem Syla, Lahi Brahimaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Bujam, Latif Gashi dhe Sabit Geci.
Emrat e tyre konsiderohen të jenë “pjesë e grupit kriminal”.
Sipas Speciales, disa prej tyre nuk ishin anëtarë të “ndërmarrjes kriminale, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes për të kryer krime”. /Insajderi.com