Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike kalon në Komisionin për Legjislacion

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike kalon në Komisionin për Legjislacion

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike sot ka marrë mbështetjen e Komisionit parlamentar për Legjislacion.

Mbledhja është mbajtur në formë virtuale, derisa kryetari i këtij Komisioni, Shkëmb Manaj, ka konfirmuar se me pesë vota për dhe një abstenim është miratuar në raporti me amendamenti i këtij projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Po, kaloj. Me 5 vota për dhe një abstenim u miratua Projektligji dhe raporti me amendamente”, theksoi Manaj për KP.

Ndryshe, sot në orën 11:00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. /Insajderi.com