Hetuesit e Speciales futen brenda banesës së Kadri Veselit

Hetuesit e Speciales futen brenda banesës së Kadri Veselit

Hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë futur brenda banesës së ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njofton Insajderi.

Madje, siç bëhet e ditur, këta zyrtarë me vete kanë pasur edhe disa pako.

Ndërkohë, para selisë së PDK-së janë duke qëndruar deputeti i PDK-së, Uran Ismaili dhe zyrtarë të tjerë të këtij subjekti politik, por të cilët deri më tani nuk kanë dhënë detaje lidhur me atë se a ka filluar bastisja në zyret e kësaj partie.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli i është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara dhe i njëjti është dërguar në Hagë bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. /Insajderi.com