Përfundon bastisja në banesën e Kadri Veselit pas pesë orëve

Përfundon bastisja në banesën e Kadri Veselit pas pesë orëve

Bastisja në shtëpinë e ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga ana e zyrtarëve të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, ka përfunduar pas rreth pesë orësh që nga nisja e kësaj bastisje, njofton Insajderi.

Nga banesa e Veselit tashmë janë larguar katër vetura të EULEX-it, e që zyrtarët janë parë të kenë marrë disa pako me vete.

Bastisjen në shtëpinë e Veselit që ka filluar para orës 9 të mëngjesit, e kanë konfirmuar edhe nga Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Aktualisht bastisja është duke vazhduar në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe deputeti I LVV-së Rexhep Selimi. /Insajderi.com