Masat anti-COVID: Hoti thotë se do të gjejmë forma kreative për ta kaluar vikendin

Masat anti-COVID: Hoti thotë se do të gjejmë forma kreative për ta kaluar vikendin

“Jam i sigurt që të gjithë do të gjejmë forma kreative për ta kaluar këtë vikend me masa të reja”.

Këtë optimizëm e shprehi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke iu referuar masave të reja për këtë vikend të cilat i ka marrë Qeveria e tij, njofton Insajderi.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka treguar se cilat do të jenë kufizimet të cilat fillojnë të premten në ora 20:00:

Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej sot nga ora 20:00, deri të hënën në orën 05:00

Lejohet veprimtaria e furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

Lejohen institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

Lejohen shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19.

Lejohen operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit. /Insajderi.com

Postimi i plotë: