Funksionari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, do të paraqitet para Gjykatës Speciale të mërkurën më 11 nëntor.
Dalja e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para gjyqit të Speciales do të ndodhë në ora 11:00, njofton Insajderi.
“Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për “krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale. /Insajderi.com