Nga NISMA i kërkojnë Vjosa Osmanit të mos “gëzohet”

Nga NISMA i kërkojnë Vjosa Osmanit të mos “gëzohet”

Arbëreshë Krasniqi, deputete e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, beson se Vjosa Osmani është “gëzuar” në rastin e dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit – dhe atë post e mori kryeparlamentarja si ushtruese e detyrës.

Për këtë deputetja e Kuvendit iu drejtuar Osmanit me “Mos u Gëzo”, njofton Insajderi.

“Traditë e jona kurrë s’ka qenë tu gëzohemi goditjeve ndaj shqiptareve”, tha Krasniqi.

Madje, deputetja ka komentuar edhe ‘veshjen’ e kryeparlamentares në rastin ceremonial të marrjes së postit të presidentes si ushtruese e detyrës.

“Prandaj Vjosë, mos u gëzo, se në të kuqe shkëlqejnë̈ ata për të cilët ti u gëzove, ashtu siç̧ kanë shkëlqyer nen nderin e 3 shkronjave të arta që ti rrallëherë̈ i shqipton”, vazhdoi reagimi. /Insajderi.com

Postimi i plotë: