S’ka autobusa deri të hënën

S’ka autobusa deri të hënën

Linjat e autobusit do të ndërpriten deri të hënën në ora 05:00 të mëngjesit.

Kjo si pjesë e masave qeveritare anti-COVID, njofton Insajderi.

Ministria e Infrastrukturës e ka kumtuar këtë përmes një kumtuese në Facebook.

“Ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin 01/41 të datës 06.11.2020, në pikën 2 të këtij vendimi ka pezulluar disa paragrafë, ndër to paragrafin 14 të vendimit 01/39 të datës 01.11.2020, me ç’rast pezullohet transporti publik i udhëtarëve deri të Hënën më 09.11.2020 në ora 05:00”.

Në vendimin e Qeverisë përfshihen edhe gastronomia e supermarketet. Ndërsa, furrat e bukës, barnatoret, pompat e benzinës e maketet e vogla mbeten të hapura.

Gjithashtu edhe kufijtë do të mbesin të hapur përgjatë vikendit. /Insajderi.com