Kosovari rrah 15-vjeçarin turk – dënohet me burgim dhe dëbohet në Kosovë

Kosovari rrah 15-vjeçarin turk – dënohet me burgim dhe dëbohet në Kosovë

Një 21-vjeçar shqiptar nga Kosova është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg me kusht dhe i riu duhet menjëherë të largohet nga Gjermania, shkruan ‘br.de’.

Ai nuk mund të rrijë më në Gjermani, derisa i ndalohet hyrja në zonën Shengen për pesë vitet e ardhshme, përcjell albinfo.ch.

I akuzuari ishte përfshirë në një zënkë më 26 korrik 2015. Një grup prej të rinjve gjermanë dhe turq nga Kitzingen dhe një grup i shqiptarëve ishin përfshirë në një rrahje.

21-vjeçari shqiptar ishte thirrur në telefon, derisa kur kishte ardhur, viktima kishte gjakderdhje. 15-vjeçari është rrahur edhe më tej nga 21-vjeçari dhe të paktën tre prej bashkëpunëtorëve. 15-vjeçari gjermano-turk pësoi lëndime të rënda, duke përfshirë plagë në kokë, dhëmbë të thyer e lëndime në këmbë.

Ai në nëntor të vitit 2016 është dorëzuar nga autoritetet italiane te ato gjermane dhe deri më tani ishte në paraburgim. Edhe disa autorë tjerë janë pakur dhe duhet të përgjigjen para gjykatës.