Kosova sot me më shumë masa kufizuese anti-COVID

Kosova sot me më shumë masa kufizuese anti-COVID

Për dy ditët e fundit të javës është marrë vendim për masa kufizuese shkak i rritjes së infeksioneve me COVID-19.

Vetëm të premten Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik regjistroi 721 raste të reja, njofton Insajderi.

Duke u bazuar në rastet e shumta të Coronavirusit. Qeveria mori vendim që gastronomia, supermarketet të mos punojnë gjatë vikendit e shtatë komuna të karantinoren.

Kufijtë mbesin të hapur gjatë tërë kohës.

Për këtë shumë kosovarë ia kanë mësyrë Shqipërisë e Maqedonisë, përderisa rrugët e Kosovës janë të zbrazura.

“Do të gjejmë forma kreative për ta kaluar vikendin”, deklaroi kryeministri, Avdullah Hoti, të premten – pas vendimit qeveritar që hyri në fuqi vetëm katër orë pas shpalljes.

Ndërsa komuniteti biznesor ka kundërshtime për këto kufizime funksionimi që po ia bën ekzekutivi.

Berat Rukiqi, kryetar në Odën Ekonomike, tha se ka presione nga bizneset për organizimin e protestave si dhe metodave tjera të kundërshtimit për shkak se siç thanë ata “barra e kufizimeve bie mbi biznesit” dhe ende nuk është jetësuar Pako për Rimëkëmbjen Ekonomike, e cila ka kaluar në Kuvendin e Kosovës vetëm në lexim të parë. /Insajderi.com